"A S'TË PENGON ACIDI KUR I BËN BUZËT ASHTU?"/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat "thumbojnë" VIP-at - AlpeGossip
“A S’TË PENGON ACIDI KUR I BËN BUZËT ASHTU?”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“A S’TË PENGON ACIDI KUR I BËN BUZËT ASHTU?”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Moderatroja Marina Vjollca ka postuar një tjetër foto të kuruar deri në detaj. Me flokët me onde, një bluzë të zeze me dekolte të hapur kombinuar me një xhaketë me temina. Njëri nga komentuesit i ka thënë:” Po shperfytyrohen cdo fite e me shume keto. Nuk do i njoh me nena”, dhe kjo është një kunjë që Marina ka ndryshuar aq shumë saqë nuk njihet më.

 

Megi Pojani pozon në borë e veshur me të bardha kryesisht dhe kërkon një puthje “ama ni kiss kiss” ka shkruajtur ajo. Mirëpo njëri nga ndjekësit ka vënë re dicka tjetër dhe e ka pyetur:” A ste pengon acidi kur i bo buzet kshu”, me qëllim për t’i vënë në dukje që buzët e saj janë të bëra.

Nga ana tjetër kemi një femër që duket si tepër “moskokëçarëse”… Ronela Hajati na shfaqet në një foto ku ndiohet e ulur në një nga sendiljet e trenit, por mesa duket vendi qenka për të moshuarit dhe ajo është ulë në vendin e gabuar, madje po qëndron edhe këmbë mbi këmbë. Përshtypje na bëri komenti:” I ke zen vendin te moshuarve, cohui prej aty, hahahah, prandaj nuk na duan me shqiptarve ne Evrope, sbehemi jo”. Në fakt nuk dimë se si ta marrim këtë koment, si një shaka apo si një kritikë aq sa qesharake edhe ironike…?

AlpeGossip.al