DO JETË PJESË E “BIG BROTHER VIP”? Greta Koçi thyen heshtjen dhe ju jep fund të gjitha dyshimeve – AlpeGossip
DO JETË PJESË E “BIG BROTHER VIP”? Greta Koçi thyen heshtjen dhe ju jep fund të gjitha dyshimeve

DO JETË PJESË E “BIG BROTHER VIP”? Greta Koçi thyen heshtjen dhe ju jep fund të gjitha dyshimeve

Big Brother po rikthehet së shpejti dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani.

Një ndër emrat që është lakur që mund të jetë pjesëmarrëse në këtë “reality show” ka qenë edhe ai i Greta Koçit, e cila së fundmi ka thyer heshtjen dhe ka dhënë një përgjigje për të gjithë.

Ajo është pyetur nga ndjekësit e saj nëse do të ishte pjesë e “Big Brother Vip” dhe përgjigja e saj ka qenë e prerë që “Jo”, duke i dhënë fund njëherë e mirë të gjithë dyshimeve.


Ndërkohë, sipas “Panorama Plus” deri më tani janë konfirmuar si pjesëmarrës moderatorja sportive, Hygerta Sako, këngëtarja e muzikës popullore Valbona Mema dhe ish-fituesi i “Big Brother” dhe Vesel Kurtishaj.

Sipas këtyre burimeve, thuhet se drejtuesit e formatit ka hyrë në bisedime edhe me këngëtaren Bleona Qerreti, por ajo nuk ka pranuar për shkak të pagesës së ofruar.

Pak ditë më parë, Arbana Osmani ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “InstaStory”, ku ndër të tjera ka thënë arsyen pse spektakli po zhvillohet tani dhe jo vite më parë.

“Nje format televiziv ndodh qe te mos zhvillohet per arsye te ndryshme. Ka ne bote formate shume te suksseshme qe e lodhin audiencen dhe kane nje stop. Ka formate realizimi i te cilave eshte shume i kushtueshem dhe kostot nuk e justifikojne suksesin dhe kane nje stop. Mendoj qe para 4 vitesh bb ndaloi ne momentin e duhur. Ndryshe nuk do ishte gjithe kjo deshire per ta ripare. Ashtu sic mendoj qe tani jane pjekur te gjitha kushtet per te rifilluar, natyrisht me nje vizion te ri dhe ambicje te reja. Big brother eshte nje sipermarrje gjigande, eshte nje televizon brenda televizionit dhe qe ne momentin qe eshte vendosur rikthimi i realizimit te formatit eshte investuar shume. Po ndertohet nje shtepi me siperfaqe 1500m2 ngjitur me studiot e tv, eshte investuar ne teknologji per te patur fjalen e fundit te teknikes, ne burime njerezore per te patur profesionistet me te mire te fushes. Eshte nje pune ne skuader qe te jep vec frymezim dhe motivim per te punuar. Eshte nje fryme qe kujton pak kohen e Tanit, ndoshta nga perfshirja e Lorit, ndoshta sepse na ka marre malli per spektakle live, ndoshta sepse pritshmerite jane te medha dhe pergjegjesite akoma me te medha”, ka thënë Arbana.