RRËFEN PËR TË ËMËN/ Emina Çunmulaj: Mami është një engjëll që e kam kudo me vete (FOTO) – AlpeGossip
RRËFEN PËR TË ËMËN/ Emina Çunmulaj: Mami është një engjëll që e kam kudo me vete (FOTO)

RRËFEN PËR TË ËMËN/ Emina Çunmulaj: Mami është një engjëll që e kam kudo me vete (FOTO)

Të shumtë janë emrat e personazheve të njohura të televizionit dhe showbiz-it që solidarizohen me problematika të ndryshme sociale dhe ekonomike të shoqërisë, duke iu ardhur në ndihmë njerëzve.

Një prej tyre është edhe super modelja Emina Cunmulaj, e cila është njëherazi edhe zv/presidentja e “Fundjavë Ndryshe”, fondacion me të cilin bashkëpunon prej kohësh.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në “Historia ime”, duke përfunduar sërish në lot. Teksa fliste, Emina tregoi se njerëzit e pyesin pse ndihmon kaq shumë dhe përgjigja e saj ishte do t’i ngjajë nënës së saj sa thoji i gishtit të këmbës.

Ajo e përshkroi nënën e saj si një grua të fortë që ka luftuar për gjithçka, së pari për veten, pastaj për 6 fëmijë dhe që ka ndihmuar shumë refugjatë.

Gjatë luftës kanë kaluar shumë refugjatë që mami im i ka dhënë bukë për të ngrënë, rrobat tona ua ka veshur atyre. Mami është një engjëll që e kam kudo me vete ku shkoj, është një femër që ka qenë më e forta në këtë botë, ka luftuar për gjithçka, së pari për veten, pastaj për 6 fëmijë se ne jemi 3 motra, 3 vëllezër. Shumë njerëz pyesin pse i bën këto gjëra, pse ndihmon njerëzit. Unë nuk di ndryshe. Mami im ka patur shpirtin më të bardhë në botë. Dua t’i ngjaj mamit sa thoji i gishtit te kembes.

Edhe disa ditë më parë, teksa ishte e ftuar në të njëjtin emision, Emina u përlot teksa fliste për familjet e varfëra nëpër Shqipëri.

Çdo familje e ka një ndenjë të vetën. Nuk di si ta shpjegoj; është një gjë që ndodh në atë momentin kur unë jam atje. Unë këtë punë e bëj se ma thotë zemra, nuk e bëj për asnjë interes. Unë lë fëmijët e mi, e di dhe Arbri. Unë fëmijët e mi i takoj në mëngjes, i laj, u jap ushqim dhe iki. Kaloj kufirin në këmbë dhe bëj mbi 10 orë punë dhe mundohem që të shkoj në shtëpi para se të kenë fjetur.

Bashkëpunimi i Eminës me “Fundjavë Ndryshe” ka nisur tre vite më parë, duke zhvilluar një sërë aktivitetesh brenda dhe jashtë vendit.