“I DASHUR BURRË, KAM NEVOJË PËR TY”/ Letra virale e nënës me dy fëmijë dedikuar bashkëshortit – AlpeGossip
“I DASHUR BURRË, KAM NEVOJË PËR TY”/ Letra virale e nënës me dy fëmijë dedikuar bashkëshortit

“I DASHUR BURRË, KAM NEVOJË PËR TY”/ Letra virale e nënës me dy fëmijë dedikuar bashkëshortit

I dashur burrë,

Kam nevojë për ndihmë. Nata e djeshme ishte e vështirë për ty. Të kërkova të shihje bebin pasi unë kisha shumë nevojë të flija që herët. Fëmija qante gjithë kohës. E dëgjoja dhe ndieja një siklet në stomak. Isha në mëdyshje ç’të bëja. Të zbrisja poshtë dhe të të shpëtoja ty duke marrë atë, apo të mbyllja derën sepse dëshpërimisht kisha nevojë për gjumë.

Ti erdhe në dhomë pas 20 minutash, ndërkohë që ai vazhdonte të qante.E vure atë pranë shtratit tim dhe u shtrive në anën tjetër. Një gjest i qartë që tregonte e kishe hequr dorë prej tij. Më vinte të të ulërisja në fytyrë. Isha gati të nisja një super sherr nga çasti në çast. A s’të mjaftoi që kisha gjithë ditën që merresha me fëmijët?  Do rrija gjithë natën zgjuar sepse do kujdesesha për të dhe ushqimin e tij.

E vetmja gjë që duhet të bëje ishte të kujdeseshe për pak orë. Të kërkova shumë?

E di që jemi rritur pak a shumë me të njëjtin stil prindërimi. Mamatë tona ishin ato që kujdeseshin më shumë, kurse baballarët kishin hequr dorë nga puna kolosale e rritjes së një fëmije. Ishin baballarë të shkëlqyer, por s’para kalonin kohë duke na ushqyer, tundur për gjumë apo duke na ndërruar pelenat. Superfuqia ishte e mamave. Ato pastronin, gatuanin dhe na rrisnin ne. Çdo ndihmë nga babai ishte e mirëpritur, por e papritur.

E shoh që dhe ne shkojmë gjithnjë e më tepër drejt këtij stili. Përgjegjësia për t’u kujdesur për gjithë familjen, për ta mbajtur shtëpinë pastër, fëmijët dhe madje për t’u rikthyer në punë, është e imja. E fajësoj dhe veten time për këtë. Besoj që mund t’ja dalë dhe ç’është e vërteta, dua t’ja dal.

Ndoshta mamatë tona kanë vuajtur në heshtje dhe tani pas 30 vitesh as nuk u kujtohen sfidat që kalonin çdo ditë. Por unë dua të ta them: kam nevojë për ndihmë! Kam nevojë për ndihmën tënde!

Një pjesë e imja ndihet si dështake që po ta kërkon këtë, por kam nevojë. Ti je baba i shkëlqyer dhe ke bërë një punë të paparë me të. Gjithsesi, duhet të kuptosh që jam një njeri që fle vetëm 5 orë në ditë dhe bie në shtrat e mbaruar. Kam nevojë për ty.

Në mëngjes, dua të bësh gati djalin kështu që unë merrem me bebushin tjetër dhe bëj gati mëngjesin për të gjithë. Dhe kur them *gati* s’e kam fjalën ta marrësh dhe ta ulësh përballë TV-së. Dua ta ushqesh, t’i japësh ujë, ta veshësh dhe të bësh gati çantën e tij për shkollë.

Natën dua që të paktën të fle e qetë edhe nëse bebi jonë po qan nga dhoma e tij, por të paktën po kujdesesh ti për të. E di që është e vështirë të dëgjosh një bebe që qan, por nëse unë e bëj këtë për gjithë ditën t’i mund ta bësh për 2 orë.

Gjatë fundjavave kam nevojë për pushim. Dua të dal njëherë vetëm dhe të ndihem si njeri. Edhe nëse bëj një xhiro deri tek ëmbëltorja që kemi aty afër.

Pastaj, në fund të të gjithave dua të të dëgjoj që je mirënjohës për atë që unë bëj. Dua ta di që ti e ke vënë re se një lavatriçe është vënë dhe ndërkohë është shtruar një darkë e mirë në tryezë. Dua t’i vlerësosh ato orët e mia zgjuar kur jap gji, ndonëse të nesërmen duhet të ngrihem herët për në punë. Uroj që ta kesh vënë re që kurrë s’kërkoj që të rrish në shtëpi kur ke aktivitete sportive me miqtë e tu.

Në fakt,do të doja t’i bëja vetë të gjitha dhe të dukej sikur s’ka asgjë të vështirë. Në vend të kësaj po valvis një flamur të kuq dhe po të pranoj që jam njeri. Po të them që kam nevojë për ty dhe nëse vazhdoj kështu, me shumë gjasa do thyhem. Kjo do të të vriste më shumë ty, fëmijët, shtëpinë dhe familjen tonë.

Sepse le ta pranojmë: Ti gjithashtu ke nevojë për mua!

Kjo letër është shkruar nga një grua, nënë e dy fëmijëve dhe brenda pak kohësh u bë virale në internet, pasi shumë gra të tjera gjetën veten në fjalët e saj dedikuar të shoqit.