VIDEO/ Fioralba Dizdari: Si e mora ftesën për të prezantuar motin në ABC News – AlpeGossip
VIDEO/ Fioralba Dizdari: Si e mora ftesën për të prezantuar motin në ABC News

VIDEO/ Fioralba Dizdari: Si e mora ftesën për të prezantuar motin në ABC News

Ajo është një nga vajzat më të bukura në Shqipëri dhe karrierën e saj e ka nisur si modele. Pas kësaj eksperience në modeling, ajo tashmë ka vendosur të sfidojë veten në televizion dhe ka marrë përsipër që të jetë prezantuesja e rubrikës së parashikimit të motit në ABC News.

Bëhet fjalë për Fioralba Dizdarin, e cila ishte sot në “Rudina”, në Tv Klan dhe gjatë emisionit rrëfeu se si e mori ftesën për të qenë pjesë e ABC News.

“Drejtuesit e ABC News kur morën vesh që unë do të qëndroja më shumë kohë në Shqipëri se sa në New York më thanë që ta provonim me motin. Bëra disa audicione dhe e panë të arsyeshme që të vazhdoja. Mbaj mend provën e parë që kam bërë, më dhanë një tekst dhe kur dola nuk lëviza fare as duart asgjë, vetëm dhashë tekstin pasi më thanë që duhet të më shihnin nëse dal bukur në kamera. Më pas bëra një audicion tjetër që ishte në përmirësim. Vijova edhe me dy audicione të tjera dhe më pas më morën. Nga dita e parë ka një lloj evoluimi, ka ndryshim. Pjesa e tekstit ka qenë e vështirë, sepse jemi pa prompter”, tha Dizdari./tvklan.al