“DITA JONË”/ Rezarta Shkurta publikon VIDEOKLIPIN me momentet më të bukura nga ceremonia martesore – AlpeGossip
“DITA JONË”/ Rezarta Shkurta publikon VIDEOKLIPIN me momentet më të bukura nga ceremonia martesore

“DITA JONË”/ Rezarta Shkurta publikon VIDEOKLIPIN me momentet më të bukura nga ceremonia martesore

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha celebruan dashurinë e tyre në martesë më 12 korrik. Këngëtarja veshi fustanin e nusërisë pas 17 vitesh në krah të ish-nipit të diktatorit, Enver Hoxha. Rezarta Shkurta ka ndarë me ndjekësit foto nga ceremonia, me vello në kokë.

Ajo pozoi e lumtur krah bashkëshortit të saj dhe i dedikoi fjalë të ëmbla dashurie.

“Ma kujtojnë të afërmit se sa vite jemi së bashku, sepse mua me duket sikur të dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty…
Ti dua aq shumë dhe ato 3 thinjat e reja që të kanë dalë, edhe ato pak flokë që po të bien dhe ti i ke aq problem! Unë të dua…
Të dua dhe kur me nevrikos…Edhe ankohesh për vonesat e mia.. Të dua për babin që je me princëshën e shtëpisë tonë…”- shkroi ajo.

Ndërsa ditën e sotme Rezarta Shkurta publikoi një video me momentet më të bukura nga ceremonia martesore.
“Dita jonë”-shkuan Rezarta krah videos.

VIDEO