BURRI QË ËSHTË BURRË/ 11 rastet si kanë ndryshuar meshkujt shqiptar vitet e fundit (FOTO) – AlpeGossip
BURRI QË ËSHTË BURRË/ 11 rastet si kanë ndryshuar meshkujt shqiptar vitet e fundit (FOTO)

BURRI QË ËSHTË BURRË/ 11 rastet si kanë ndryshuar meshkujt shqiptar vitet e fundit (FOTO)

Bota evolon, ndryshon dhe sigurisht me të ndryshojnë edhe vetë njerëzit. Sjelljet, standartet, qëllimet, pamja e femrave dhe e meshkujve ka ndryshuar. Sot “Xing.al” ka zgjedhur të flasë si kanë ndryshuar e përparuar meshkujt shqiptarë në dekadat e fundit. Me nota humori pa dashur t’i fusim në një thes, ja 11 ndryshimet më të dukshme në pamjen dhe sjelljen e meshkujve në Shqipëri.

1.Dikur meshkujt rruheshin çdo mëngjes ndërsa sot një pjesë e madhe mbajnë mjekër e cila është kthyer në modë. Tani meshkujt kujdesen për mjekrën duke e lyer, duke qethur me modele. Sot nuk është turp që meshkujt edhe të vendosin kremëra, të heqin vetullat, etj.

2.Edhe veshja ka ndryshuar. Dikur ishin të ndara ngjyrat e meshkujve nga femrat. Sot edhe meshkujt vishen me rozë apo ngjyra te tjera qe me pare shiheshin si femerore. Pantallonat dikur për meshkujt kanë qenë të një stili  të vetëm dhe shumë serioze ndërsa sot mund të zgjedhin të ngushta pas trupit apo të grisura.

3.Dikur meshkujt e ndalonin në rrugë një vajzë nëse e pëlqenin. Sot të shohin 2 orë në lokal dhe nuk të flasin. Më vonë përpiqen të të gjejnë në Facebook ose Instagram.

4.Dikur meshkujt bënin lloj-lloj punësh, rregullonin makinën, bënin punime hidraulike, elektrike apo ndërtimi në shtëpi të gjitha vet. Meshkujt e sotëm janë më të prirur drejt palestrës.

5.Dikur babi ishte thjesht një figurë autoritare, një burrë serioz që ndoshta dhe nuk dinte të përkëdhelte shumë dhe nuk guxoje t’i ktheje fjalën ndërsa sot baballarët marrin pjesë në mënyrë aktive në kujdesin dhe edukimin e fëmijëve,i mbajnë, dalin me karrocë, ndërrojnë pelenat.

6.Dikur futbollistët, boksierët, sportistë të ndryshëm ishin idhujt e meshkujve ndërsa sot vendin e tyre e kanë marrë kryesisht reperët.

7.Dikur për shkak të patriarkalitetit, meshkujt konsideroheshin shtylla e shtëpisë, merrnin vendimet dhe sillnin të ardhurat në familje. Shoqëria ka evoluar dhe sot shumica e femrave nuk janë më shtëpiake, por ndjekin karrierën. Shumë shpesh ndodh të jenë burimi kryesor i të ardhurave në familje ndërsa meshkujt kanë marrë përsipër më shumë përgjegjësi brenda shtëpisë, lajnë enët,ndihmojnë tek punët, mbajnë fëmijët etj.

8.Duke qëndruar akoma tek tema e patriarkalitetit, dikur nëse një mashkull donte të martohej me ty duhet të takonte babain për të kërkuar dorën, pavarësisht nëse kishit një histori dashurie apo nuk njiheshit fare. Sot meshkujt janë më romantikë, bëjnë propozime duke u ulur në gjunjë, propozime që shpeshherë bëhen edhe publike.

9.Dikur për shkak të presionit social që një mashkull duhet të jetë gjithnjë i fortë, meshkujt kishin turp të qanin. Madje edhe kur u ndodhte diçka e rëndë. Ndërsa sot meshkujt janë më të hapur përsa i përket emocioneve të tyre, qajnë edhe kur shohin filma, qajnë edhe për të dashurën, siç ishte rasti Erioni i cili u bë i famshëm në rrjet me videon ku qante për Almën. Madje femrat e pëlqejnë një mashkull që qan sepse tregon se ai është i ndjeshëm.

10.Dikur iniciativa i përkiste gjithmonë mashkullit. Kur donte të lidhej me ty, të vinte nga prapa, të lutej. Sot meshkujt bëjnë të vështirin dhe shpesh janë vajzat që marrin iniciativën për t’i propozuar apo për t’i kërkuar të dalin bashkë. Madje sot janë vajzat që marrin guximin të japin puthjen e parë. Edhe kur bën ndonjë gabim, meshkujt mërziten më shumë se vajzat dhe duhet t’i lutesh që të të falin.xing.al

11.Dikur meshkujt nuk e kuptonin përgjigjen “Jo”. Madje meshkujt besonin se kur një femër të thotë “Jo”, po bën të vështirën që ti të këmbëngulësh. Sado të thoje “Jo”, një mashkull do vazhdonte të të lutej, të të ndiqte, ndonjëherë edhe deri në ekstrem. Ndërsa sot, ndonëse jo te gjithë, por nje pjesë e mire e tyre, dinë ta respektojnë Jo-në.

Pavarësisht humorit, jemi shumë të lumtura që meshkujt kanë ndryshuar në këtë mënyrë. Më në fund ata kanë arritur të kuptojnë dhe respektojnë vendimet e femrave, janë më të komunikueshëm, ndihmojnë më shumë në shtëpi, janë më të dashur me fëmijët, më romantikë dhe nuk kanë frikë t’ja tregojnë dashurinë e tyre botës./Xing.al