Lori Hoxha është padyshim një prej personave më të ndjekur në rrjete sociale, e cila merr gjithmonë vëmendjen e fansave me postimet e saj dhe stilin e veçantë në të veshur, stil i cili frymëzon vajzat shqiptare.
Në tetor të vitit të kaluar, ajo u zhvendos për të jetuar në Londër, ku po ndjek shkollën dhe ka nisur një etapë të re të jetës. Herë pas here, blogerja publikon momente të ndryshme nga përditshmëria në Londër, mirëpo ditën e sotme, me siguri Lori i ka merakosur fansat e saj.
Pasi u largua nga Shqipëria, Lori ka vendosur të largohet edhe nga rrjetet sociale. Ajo ka vendosur të mbyllë llogarinë në Instagram megjithëse ndiqet nga një numër i madh fansash, pa dhënë asnjë shpjegim në lidhje me veprimin e saj dhe ende nuk dihet sa kohë do të zgjasë ky vendim.