AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL/ Aktori njohur rishfaqet për herë të parë pas “zhdukjes” (VIDEO) – AlpeGossip
AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL/ Aktori njohur  rishfaqet për herë të parë pas “zhdukjes” (VIDEO)

AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL/ Aktori njohur rishfaqet për herë të parë pas “zhdukjes” (VIDEO)

Kevin Spacey është shfaqur për herë të parë pas një kohe të gjatë, ndërsa akuzat për ngacmim janë bërë zyrtare.
Me anë të një videoje që fansat po e cilësojnë si skandaloze, aktori Kevin Spacey ka dalë për herë të parë pasi u akuzua për ngacmim seksual ndaj një të mituri dhe ka pranuar se është homoseksual.

Aktori i njohur shihet në video në rolin për të cilin është vlerësuar më së shumti, atë të Frank Underwood nga House of Cards,

Videoja gjashtë minutëshe e sjell Spacey-n duke folur me publikun dhe duke tentuar të shpjegojë se ai është i pafajshëm për të gjitha akuzat që i janë bërë.

Megjithatë, ky duket të ketë qenë një gabim i radhës nga aktori, pasi fansat ende nuk po mund t’ia falin dhe ta pranojnë që ai është një ‘pedofil’ që ka tentuar të arsyetohet duke i treguar botës për herë të parë që është homoseksual, pikërisht në kohën kur kanë dalë akuzat.

Ai pritet të dalë para gjykatës më 7 janar të vitit 2019.

Spacey është përjashtuar edhe nga seriali ‘House of Cards’ i Netflix, që këtë vit ka shfaqur sezonin e fundit pa personazhin kryesor, mungesa e të cilit është vërejtur shumë.

 

Let Me Be Frank

Gepostet von Kevin Spacey am Montag, 24. Dezember 2018