Kur Bora Zemani ishte velina bionde e Fiks Fare, nuk do ju besohet sa ka ndryshuar – AlpeGossip
Kur Bora Zemani ishte velina bionde e Fiks Fare, nuk do ju besohet sa ka ndryshuar

Kur Bora Zemani ishte velina bionde e Fiks Fare, nuk do ju besohet sa ka ndryshuar

Bora Zemani është një nga prezantueset më të bukura sportive që dallon për këmbët e gjata, buzëqeshjen e bukur dhe flokët brun, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Sigurisht buzëqeshjen dhe këmbët i ka pasur gjithmonë në formë, por dikur ajo ka qenë bionde.

Në Pop Culture, ku moderatorja ishte e ftuar sot u dhanë disa video nga fillimet e Borës, kur ishte një adoleshente që donte të provonte gjithçka siç tha dhe ajo vetë. Ka qenë modele, ka kënduar në Top Fest dhe ka qenë velinë e Fiks Fare.

Shumë nga ne mund të mos e mbajnë mend këtë fakt dhe do ta kishim të vështirë ta dallonim, sepse në atë kohë ishte shumë e dobët dhe bionde…

 

Një tronditje e vërtetë kur e mëson këtë për një nga brunet më të spikatura …

Bora duket mirë dhe ashtu. Kjo është një foto kur Bora ishte 17 vjeç dhe merrte pjesë në audicion…

Shumë ndryshe, por shumë simpatike.