Kardashianët kanë një hapësirë tejet luksoze të cilën do ta quajnë shtëpinë e tyre të re në Coachella, Kaliforni shumë oranë zonës së Palm Springs.
Banesa e re e familjes së famshme do të përmbajë 7 dhoma gjumi dhe ze një sipërfaqe prej 1021 metër katrorë. Fotot e shtëpisë së ëndrrave janë publikuar këtë të martë, duke na njohur kështu me banesën gjigande e cila i ngjan më shumë një hoteli, të cilën të famshmit Kardashian do ta quajnë ‘shtëpi e ëmbla shtëpi’.
Ende nuk dihet se cili prej pjestarëve të familjes e ka blerë me të vërtetë këtë pronë, por mendohet se mund të jetë mami Kris Jenner ajo që do të ketë emrin në dokumentat e pronësesë së shtëpisë. Ju ftojmë të lundroni në të gjitha hapësirat e banesës e cila ka kushtuar plot 12 milion dollarë.