Bënë debat në “Instagram”, Lek Plepi i vë thikën në fyt Albano Bogdos (FOTO) - AlpeGossip
Bënë debat në “Instagram”, Lek Plepi i vë thikën në fyt Albano Bogdos (FOTO)

Bënë debat në “Instagram”, Lek Plepi i vë thikën në fyt Albano Bogdos (FOTO)

Pak kohë më parë, aktori i humorit në spektaklin “Apartamenti 2XL”, Albano Bogdo u përfshi në një zënkë virtuale me një tjetër personazh të njohur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë pikërisht për Lek Plepin, i cili u bë i famshëm nga pjesëmarrja e tij në emisionin “Zonë e Lirë”.

Dyshja pati një konflikt për arsye ende të paditura, që u zgjidh në sy të publikut, në një video live në “Instagram”, ku Bogdo i kërkoi Plepit falje publike.

Por së fundmi, aktori ka shtangur ndjekësit e tij në Instagram duke postuar një foto, ku Lek Plepi shihet duke i vënë atij thikën në grykë.

Megjithatë, gjithçka duket se ka qenë në sensin e humorit, pasi në përshkrimin e fotos, Bogdo shkruan: “T’u m’vra Lek Plepi me thikë buke!”.