Ndonëse nuk ka kaluar shumë kohë nga publikimi i projektit më të fundit muzikor nga Anxhela Peristeri, këngëtarja ka lajmëruar pak minuta më parë projektin e radhës.
“A jeni gati? ‘Lujta’ vjen së shpejti”, ka shkruar Anxhela krah videos së publikuar në ‘Instagram’.
Ky postim i ka surprizuar me siguri ndjekësit e Peristerit që nuk e prisnin që këngëtarja të sillte kaq afër dhe projektin e radhës.
Nga video kuptohet se kjo këngë do të jetë ritmike, njëjtë si ‘Dashni’ e prezantuar disa javë më parë./revistawho.com