GUXON SËRISH NË LOOK/ Ja ngjyra e veçantë që ka përdorur këtë radhë Kida për flokët (FOTOT) – AlpeGossip
GUXON SËRISH NË LOOK/ Ja ngjyra e veçantë që ka përdorur këtë radhë Kida për flokët (FOTOT)

GUXON SËRISH NË LOOK/ Ja ngjyra e veçantë që ka përdorur këtë radhë Kida për flokët (FOTOT)

Që Kidës i pëlqen të bëjë ndryshime drastike në look, këtë e mësuam vitin që lamë pas.

Pak kohë më parë ajo na habiti të gjithëve, kur u shfaq me flokë bjond platin, siç nuk e kishim parë ndonjëherë. Me këtë look e pamë për rreth 3 muaj dhe u dashuruam të gjithë.

Nëse ju kujtohet në fillim të shtatorit, Kida i bëri flokët me një nuancë të lehtë rozë, por që si duket ishte e përkohshme sepse u rikthye sërish te bjondia.

Ndërkohë pas realizimit të klipit “Drunk” ajo erdhi me një look krejt të veçantë. Prej javësh u duk se ajo e shijoi shumë pamjen me flokët në ngjyrë banane të prera deri tek veshi.

 

Këngëtarja u rikthye tek bjondia, por nuk i rezistoi dot sërish tundimit! Duket se ngjyra rozë i pëlqeu aq shumë, sa kësaj here vendosi t’i lyejë rozë të ndezur dhe pamjet që ndau në Instagram na lanë pa fjalë.