“TË DUA SHUMË…”/ Jonida Vokshi sapo na prezantoi me vëllain dhe ngjajnë shumë me njëri-tjetrin – AlpeGossip
“TË DUA SHUMË…”/ Jonida Vokshi sapo na prezantoi me vëllain dhe ngjajnë shumë me njëri-tjetrin

“TË DUA SHUMË…”/ Jonida Vokshi sapo na prezantoi me vëllain dhe ngjajnë shumë me njëri-tjetrin

Jonida Vokshi është një ndër emrat më të dashur të ekranit për publikun shqiptar, e cila i ka bvrë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e saj.

Tetë muaj më parë, aktorja u bë nënë duke sjellë në jetë të voglën Emi, e cila është një kopje e vogël e partnerit, Besnik Krapi.

Emi është kthyer në kryefjalën e ditës së Jonidës, e cila ndan herë pas here momente me të voglën edhe në Instagram. Ajo nuk na i kursen momentet e përditshmërisë dhe me siguri edhe ju jeni ndjerë sikur jeni pjesë e shoqërisë apo familjes së Jonidës.

Mirëpo, nuk e dimë pse ajo zgjodhi që të na prezantojë sot për herë të parë me të vëllain, i cili ishte po aq simpatik sa aktorja.

Jonida i ka uruar atij ditëlindjen dhe në fakt të gjithë u bëmë lëmsh. Mos janë gjë binjakë?

Ngjashmëria mes Jonidës dhe vëllait të saj është shumë e madhe, ndërsa fotot po jua lëmë t’i shikoni vetë më mirë.

Para pak kohësh Jonida Vokshi ka bërë dy tatuazhe në trup dedikuar të voglës Emi, të cilët i ndau me ndjekësit në Instagram.

Ajo gdhendi në dorë emrin e të bijës, ndërsa në shtyllën kurrizore shkroi: “Faleminderit Zot!”, dhe me këtë i referohej dhuratës më të bukur që Zoti i ka bërë, vogëlushen e saj.