“SA KOHË KE QË JE NË NJË LIDHJE?” Modelja zyrtarizon marrëdhënien me Eros Grezdën, tregon unazën – AlpeGossip
“SA KOHË KE QË JE NË NJË LIDHJE?” Modelja zyrtarizon marrëdhënien me Eros Grezdën, tregon unazën

“SA KOHË KE QË JE NË NJË LIDHJE?” Modelja zyrtarizon marrëdhënien me Eros Grezdën, tregon unazën

Ajsel Abazi, partnerja e Eros Grezdës ka biseduar së fundmi virtualisht me ndjekësit e saj. E vendosur në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj me futbollistin e njohur, nuk ka munguar kurioziteti i ndjekësve në lidhje me ata të dy.

Një ndjekës e ka pyetur Abazin se prej sa kohësh është në lidhje? Ajsel nuk ka preferuar të përgjigjet me fjalë, por me vepra.

Sa kohë ke që je në lidhje? Modelja zyrtarizon

Ajo ka treguar unazën në gishtin e saj të martesës duke shkruar: Aq gjatë sa për të arritur këtu.

Edhe vetë futbollisti natën e ndërrimit të viteve postoi një foto me partneren e tij ku krahas shkruante: ‘Zoti dhe Zonja Grezda ju urojnë Gëzuar Vitin e Ri’.

Duke lënë kështu fare qartë të kuptojmë se ka celebruar dashurinë e tij me Ajsel.

Sa kohë ke që je në lidhje? Modelja zyrtarizon

Një kuriozitet tjetër i ndjekësve është lidhur edhe me thjeshtësinë e unazës së Ajsel. Kjo e fundit u shpreh se duke qenë se nuk ishte një tip unazash, ajo çfarë simbolizonte ajo ishte e mjaftueshme për të.

Por, kureshtja e ndjekësve nuk u “shua” me kaq! Ata kanë dashur të dinë edhe se si Eros dhe Ajsel janë njohur me njëri tjetrin. Epo dëshirat e ndjekësve, janë “urdhra” për Abazin.

Sa kohë ke që je në lidhje? Modelja zyrtarizon

“Në disa mënyra misterioze. Bëj shaka. Jemi takuar në Stamboll,”-shkruajti Ajsel.

Kujtojmë që Ajsel Abazi është kushërira e Almeda Abazit, e cila prej vitesh jeton në Turqi pranë bashkëshortit të saj të njohur Tolgahan. Edhe Ajsel jeton po atje, ndërsa Grezda luan me skuadrën Manisa të Turqisë.