NDRYSHIMI I MADH/ Si u komentua SIMBOLI I SHQIPONJËS nga grekët dhe italianët (FOTO) – AlpeGossip
NDRYSHIMI I MADH/ Si u komentua SIMBOLI I SHQIPONJËS nga grekët dhe italianët (FOTO)

NDRYSHIMI I MADH/ Si u komentua SIMBOLI I SHQIPONJËS nga grekët dhe italianët (FOTO)

Ndodh për herë të parë dhe ndoshta të vetme që në Eurosong të bëhen tre shqiptarë, një prej të cilëve sapo pubikoi fotot e të treve bashkë. Ermali, Eleni dhe Genti në profilin e Ermal Metës janë thjesht një treshe të suksesshmish. Qindra komente kanë vërshuar nga të katër anët. Shqiptarë po e po, por edhe italianë e grekë që nuk i kanë kursyer fjalët e këqija apo dhe të mira për treshen shqiptare që këtë edicion pushtoi Eurosong.

Fotoja e Elenit dhe Eugent Bushpepës me simbolin e shqiponjës nuk u prit fare mirë nga shtetasit grekë. Ata reaguan shumë keq ndaj këngëtares shqiptare.

Pas disa postimeve të bëra në rrjetet sociale të disa gazetarëve grekë, të cilët akuzonin Elenin se kishte fyer Greqinë me këtë simbol dhe se nuk duhej kurrsesi ta kishte bërë, duke shkuar me tej dhe duke shkruar që duhet “t’i hiqet shtetësia greke dhe të ikë në Shqipëri dhe të bëjë të gjithë zogjtë fluturues, jo vetëm shqiponjën’” është kthyer edhe në temën e ditën në emisionet e mëngjesit në kanalet kryesore.

“U bë nami edhe në rrjete sociale por edhe në bisedat mes shoqërive, pas fotos që Eleni bëri me përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion, dhe si përfundim nuk e kuptuam, ishte një simbol që përfaqësonte “Shqipërinë e madhe” apo ishte thjeshtë simbol i flamurit shqiptar?”, e nis bisedën një ndër gazetarët e emisionit të mëngjesit në “ANT1”.

Ndërkohë, një tjetër gazetar, i cili ndër të tjera shprehet se nuk ka asgjë me shqiptarët, duke i cilësuar si njerëz ‘të pëlqyer’ e se ka shumë miqësi nga Shqipëria, shprehet:

“Eleni duket se nuk e ka bërë qëllimisht dhe nuk e ka kuptuar se çfarë ka bërë, se çfarë kuptimi ka kjo gjë. Nuk ka asgjë të keqe në këtë foto, por për Greqinë, për fat të keq kjo shenjë për grekët është shenjë e “Shqipërisë së Madhe” dhe për këtë është keqkuptuar kaq shumë”.eleni

Nga ana tjetër Eleni bëri një reagim në rrjete sociale ku u shpreh:

”Muzika është për të bashkuar dhe jo për ndarë njerëz, e prandaj jam këtu, nuk kam asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më kanë akuzuar. Unë e dua shumë Greqinë dhe askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë gjë. Le të shkojmë tani dhe të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë të mundshme”.

 

Pas fotos me duart shqiponjë të Gentit dhe Elenit, që bëri namin në Greqi, ja dhe një shqiponjë tjetër mes duarve të Gentit dhe Ermalit, por italianëve këta të rinj shqiptarë iu duken thjesht të bukur e sidomos të suksesshëm. Dhe neve na pëlqen kur na thonë të vërtetën./AlpeNews.al