“VËLLAI IM IKU TEK HYJI”/ Enkel Demi: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti – AlpeGossip
“VËLLAI IM IKU TEK HYJI”/ Enkel Demi: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti

“VËLLAI IM IKU TEK HYJI”/ Enkel Demi: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti

Gazetari i njohur sportiv Saimir Demi është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare.

Vëllai i tij, gazetari Enkel Demi shprehet se vëllai i tij i vetëm, ‘Saimiri ikur tek Hyji’, ndërsa thekson se i’ vetmi ngushëllim është që nuk vuajti’.

Përmes një postimi në Facebook, ai njofton se nëser në orën 12:00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH për vëllain e tij, e më pas do të përcillet në banesën e fundit në Sharrë.

Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.
Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë.”, shprehet ai.