HOQËN DORË NGA MBRETËRIA/ Kanadaja nuk i pranon Harryn dhe Meghanin – AlpeGossip
HOQËN DORË NGA MBRETËRIA/ Kanadaja nuk i pranon Harryn dhe Meghanin

HOQËN DORË NGA MBRETËRIA/ Kanadaja nuk i pranon Harryn dhe Meghanin

Harry dhe Meghan duket se nuk do ta kenë aq të lehtë jetën tani që u larguan u tërhoqën nga privilegjet e tyre mbretërore. Plani i tyre ishin të zhvendosen në Kanada, por mediat e huaja shkruajnë se çifti nuk janë të mirëpritur të jetojnë në këtë shtet sepse është antikushtetuese.

The Globe dhe Mail thotë se plani i Meghan dhe Harry për të kaluar jetën në Kanada shkel ligjet. Harry dhe Meghan, kishin planifikuar migracionin në Kanada, gjë e cila prish historinë e gjatë të vendit për t’u shkëputur nga sistemi politik britanik, sipas artikullit.

“Në përgjigje të njoftimit të papritur të një plani të paqartë dhe evolucionar për Dukën dhe Dukeshën e Sussex – Princi Harry dhe Meghan – të transferohen në Kanada duke mbetur pjesë e Familjes Mbretërore, përgjigjja e qeverisë  së Trudeau duhet të jetë e thjeshtë dhe e përmbledhur: “JO.”,  shkruan editoriali.

“Ju jeni të mirëpritur të vizitoni, por për aq kohë sa jeni mbretër, Kanada nuk mund t’ju lejojë të vini të qëndroni … Kjo prish një tabu kushtetutuese  të pashprehur,” vazhdon gazeta.

Burimi: New York Post