Moderatorja më e re në showbizzin shqiptar: Era Meta merr përsipër projektin e rëndësishëm! - AlpeGossip
Moderatorja më e re në showbizzin shqiptar: Era Meta merr përsipër projektin e rëndësishëm!

Moderatorja më e re në showbizzin shqiptar: Era Meta merr përsipër projektin e rëndësishëm!

Jemi mësuar që fytyrat e reja në ekran të jenë vajza të reja në moshë dhe ndoshta edhe të panjohura për ne, por tashmë do të kemi mundësinë të shohim në prezantim një emër të njohur në showbizz, që me shumë mundësi do të na bëjë për vete.

Bëhet fjalë për vajzën e vogël të familjes presidenciale Meta, Era, e cila do të jetë prezantuese e eventit të veçantë që do të mbahet në 11 prill, në sheshin Skënderbej, “1 këngë për jetën”.

“Ndihem kaq e nderuar të prezantoj këtë koncert bamirësie të veçantë”, – shkruan Era në rrjetin e saj Instagram.

Ne jemi të sigurtë që Era do t’ja dalë mbanë kësaj eksperience të re për të dhe me siguri, do të duam ta shohim sërish në një skenë duke prezantuar.