VAJZA E TIJ BËN 4 MUAJ/ Moderatori shqiptar ka një dedikim për të dhe urim special për të gjithë – AlpeGossip
VAJZA E TIJ BËN 4 MUAJ/ Moderatori shqiptar ka një dedikim për të dhe urim special për të gjithë

VAJZA E TIJ BËN 4 MUAJ/ Moderatori shqiptar ka një dedikim për të dhe urim special për të gjithë

Moderatori i njohur shqiptar, Labinot Gashi, prej 4 muajsh po jeton ndjenjën më të bukur, atë të qenurit baba. Ai është bekuar me një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Rroa. Ditën e sotme vogëlushja ka mbushur 4 muaj dhe Labinoti ka bërë një dedikim special për të. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë të voglën e tij.
“Rroa ime sot 4 muaj, jam babi më i lumtur në botë me ty dritë, që çdo ditë po më jep dashuri e frymëzim për jetën. Babi e mami të duan pa fund”, ka shkruar moderatori. Gjithashtu Labinoti ka uruar që të gjithë njerëzit të bekohen me dashurinë e fëmijëve njësoj si ai.

Labinot Gashi drejton emisionin “1 kafe me Labin” dhe është i martuar prej 1 viti me Qëndresa Bajramin