"DERI NË FRYMËN E FUNDIT"/ Moderatorja shqiptare i dedikon fjalët e ndjera partnerit të saj - AlpeGossip
“DERI NË FRYMËN E FUNDIT”/ Moderatorja shqiptare i dedikon fjalët e ndjera partnerit të saj

“DERI NË FRYMËN E FUNDIT”/ Moderatorja shqiptare i dedikon fjalët e ndjera partnerit të saj

Ditën e sotme partneri i moderatores së njohur, Julka Gramo, feston ditëlindjen. Në këtë ditë speciale sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një dedikim nga ana e moderatores, të cilat nuk mungojnë as në raste të tjera. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, në të cilën shihet e lumtur përkrah tij, bashkangjitur disa fjalëve shumë të ndjera. “Nëse nuk do kisha asgjë në jetë, por vetëm ty, prapë do i kisha të gjitha. Gëzuar ditëlindjen i dashur! Deri në frymën time të fundit”, ka shkruar Julka.

Partneri i saj, Andi, është i njohur për publikun shqiptar si Dj Andy dhe ai ka bashkëpunuar me disa nga artistët më të njohur në vend. Julka dhe Andi janë të martuar prej vitesh dhe janë prindër të dy djemve, Ian dhe Greg