POPULLSIA BOTËRORE DO ARRIJË 9 MILIARDË/ Studiuesit drejt zëvendësimit të mishit të kafshëve me mish artificial – AlpeGossip
POPULLSIA BOTËRORE DO ARRIJË 9 MILIARDË/ Studiuesit drejt zëvendësimit të mishit të kafshëve me mish artificial

POPULLSIA BOTËRORE DO ARRIJË 9 MILIARDË/ Studiuesit drejt zëvendësimit të mishit të kafshëve me mish artificial

Me rritjen e popullsisë globale vjen në rritje edhe kërkesa për mish.

Për këtë arsye, studiuesit japonezë janë duke kërkuar mënyra të reja alternative siç mund të jetë mishi artificial.

Shoji Takeuchi, profesor në Universitetin e Tokios, u shpreh:

Në vitin 2050 popullsia botërore do të arrijë në 9 miliardë. Do të jetë e vështirë që mishi i kafshëve të plotësojë nevojat e njerëzve. Kështu, sipërmarrësit ushqimorë në Japoni duan të vendosin këmbët në këtë fushë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Kështu, kërkuesit po përdorin qelizat muskulare të kafshëve për krijimin e atij që është quajtur bifteku artificial.

Procesi i kultivimit zgjat rreth një javë, ndërsa sa i përket shijes, studiuesit thonë se do të implementojnë yndyrë, gjak e madje edhe kocka në mishin artificial për ta bërë atë sa më pranë shijes së mishit të vërtetë.

Nëse kërkuesit japonezë ia dalin të krijojnë mishin artificial me bazë qelizat e kafshëve, ndikimi pozitiv do të ishte i madh edhe në mjedis.

Kjo pasi për të krijuar këtë lloj mishi nuk është e nevojshme vrasja e kafshëve.