Prej kohësh këngëtarja Elvana Gjata ishte zhdukur nga bota e showbizz-it si dhe ishte tërhequr nga projektet muzikore apo rrjetet sociale.
Pas sherrit në zonën e ish-bllokut, ku emri i këngëtares dhe të fejuarit ishin të përfshirë, Elvana vendosi për shumë kohë të mos reagonte publikisht për këtë ngjarje.
Ditën e djeshme ajo vendosi të jepte një deklarat të gjatë në llogarine saj në Instagram:
“Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.”
Në pak orë postimi i saj ka marrë mbi 100 mijë pëlqime dhe komente mbështetëse nga kolegët dhe fansat. Të cilët treguan se sa të lumtur ishin pas rikthimit të Elvanës disa nga emrat më të njohur ishin: Lori Hoxha,Ermal Mamaqi, Besa Kokëdhima.