Nëse do që të kesh një takim me Butrint Imerin, ne të themi si (FOTO) – AlpeGossip
Nëse do që të kesh një takim me Butrint Imerin, ne të themi si (FOTO)

Nëse do që të kesh një takim me Butrint Imerin, ne të themi si (FOTO)

Hiti i tij “Bella” i dha Butrint Imerit shumë fansa, mbi të gjitha femra, në Shqipëri dhe në Kosovë. Dhe për shumë prej tyre mund të jetë kthyer në “fiksimin që dua të takojë të paktën një herë”.

Tani e ke këtë mundësi! Nëse jeni fans i këngëtarit Butrint Imeri ose njeh një të tillë, ke rastin që të bësh të lumtur veten ose atë, për të patur një takim surprizë me këngëtarin.

Faqja në “Instagram” e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ka publikuar ditën e djeshme një njoftim ku shkruan:

“Ju ose dikush që ju njihni është fans i Butrint Imerit dhe dëshiron shumë që ta takojë”. Mjafton të shkruani në inbox ose në numrin e celularit të bërë publik, dhe mund të realizoni ëndrrën e jetës suaj.

Kaq mjaftoi që fansat e tij të komentonin sa shumë do të donin ta kishin këtë mundësi.