Pozon për herë të parë pas lindjes, por Kylie Jenner fsheh trupin! (FOTO) – AlpeGossip
Pozon për herë të parë pas lindjes, por Kylie Jenner fsheh trupin! (FOTO)

Pozon për herë të parë pas lindjes, por Kylie Jenner fsheh trupin! (FOTO)

Ajo konfirmoi se solli në jetë fëmijën e saj të parë më 1 shkurt, pasi spekulohej prej muajsh shtatzënia e saj.

Kylie Jenner vendosi t’i kthehej punës të martën, pasi zbuloi fotot e saj të para pas lindjes së vajzës Stormi.

20-vjeçarja vendosi që të prezantonte koleksionin e saj të ri “Eye of the Storm”, me ngjyra të ndezura dhe shkëlqyese, i cili është frymëzuar nga emri i vajzës së saj.

Mediat konfirmojnë se fotot janë realizuar pas lindjes, ndërsa Kylie vendosi që të mos tregonte trupin e saj, por vetëm fytyrën.

“Kam punuar për këtë gjatë gjithë shtatzënisë sime. Dhe pasi zgjodhëm emrin Stormi, emri i saj më frymëzoi vërtetë”, tregoi Kylie për fansat.