Historia që preku italianët/ 37-vjeçarja shqiptare humb jetën, burri dhuron organet e saj (FOTO) – AlpeGossip
Historia që preku italianët/ 37-vjeçarja shqiptare humb jetën, burri dhuron organet e saj (FOTO)

Historia që preku italianët/ 37-vjeçarja shqiptare humb jetën, burri dhuron organet e saj (FOTO)

Veprimi i një familje shqiptare në Itali, që dhuruan organet e familjares së tyre, është komentuar gjerësisht në vendin fqinj. ‘La martesana’ shkruan se pas vdekjes së 37-vjeçares Jurilda Mara, pas një sulmi nga astma, bashkëshorti i saj vendosi të dhurojë organet e saj. E ndjera dhe bashkëshorti i saj, Astrit Mara jetonin në Tornaghi Cassano bashkë me tre fëmijët e tyre Alessia, Simon dhe Omari.

“Ajo gjithmonë shqetësohej për të ardhmen dhe dëshira ishte që t’i jepte jetë dikujt tjetër dhe ne ramë dakord që t’i dhurojmë organet e saj. Ajo vuante nga astma por jo në gjendje të rëndë, të martën kishte një sulm kur ishte në shtëpi dhe zemra e saj u ndal menjëherë. Mjekët nuk e kanë kuptuar ende se çfarë ka ndodhur ndërkohë po presin rezultatet e autopsisë.”– u shpreh burri i saj.

 

Mediat italiane raportojnë se në ceremoninë e lamtumirës së Jurilda Mara morën pjesë familjarë, miq, por edhe shumë qytetarë italianë. “Është mbajtur riti Islamik gjatë ceremonisë dhe ne jemi habitur për respektin dhe se si të pranishmit kanë ndarë bashkë me ne dhimbjen për këtë humbje“- tha Astriti. Gjesti i familjes shqiptare u kthye në një mesazh sensibilimit për të dhuruar organet për të shpëtuar jetë njerëzish.