DO TË NA FALENDERONI/ Palltoja e vetme që ju duhet këtë dimër është kjo – AlpeGossip
DO TË NA FALENDERONI/ Palltoja e vetme që ju duhet këtë dimër është kjo

DO TË NA FALENDERONI/ Palltoja e vetme që ju duhet këtë dimër është kjo

Tani që temperaturat janë ulur ndjeshëm, të gjithë jemi në kërkim të palltove të ngrohta dhe të trasha. Çfarë më mirë se një “pallto arushi” (apo teddy coat siç njihen kudo) mund t’ju duhet për këtë periudhë? Këto pallto u përhapën shumë vitin e kaluar dhe duket se do të jenë në modë edhe këtë vit. Përveçse të mbajnë ngrohtë, mund të vishen me çdo gjë, nga këpucët e larta e deri tek atletet sportive.

Këto pallto vijnë në disa ngjyra, të cilat ju duhen patjetër në stinën e dimrit, kur duket se nuk heqim dot dorë nga ngjyrat e errëta. Max Mara, për shembull, e ka sjellë teddy coat-in e famshëm në pesë ngjyra, të gjitha shumë tunduese.

E verdhë

Blu

Pana

Koral

Turkeze

Ngjyrën dhe mënyrën e kombinimit zgjidheni vetë, ne dimë t’ju themi që një pallto e tillë ju duhet patjetër. Do të na kujtoni kur moti të ftohet akoma më shumë.