PRINC WILLIAM FESTON DITËLINDJEN/ Familja i bën dhuratën më të ëmbël (FOTO) – AlpeGossip
PRINC WILLIAM FESTON DITËLINDJEN/ Familja i bën dhuratën më të ëmbël (FOTO)

PRINC WILLIAM FESTON DITËLINDJEN/ Familja i bën dhuratën më të ëmbël (FOTO)

Princi William festoi dje 37-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë The Sun ka mësuar se William ka marrë një dhuratë shumë të ëmbël nga bashkëshortja Kate Middleton dhe fëmijët.

Një burim tregoi se William kishte një album me foto familjare dhe fotografi të shtëpisë që Kate dhe fëmijët krijuan gjatë vitit të kaluar.

“Kate dhe fëmijët kanë përgatitur një album të madh me piktura, vizatime dhe kolazhe të fëmijëve. Ata pasqyrojnë atë që kanë bërë gjatë vitit të kaluar”, tregoi burimi.

Tema e albumit thuhet se ishte “Ata ishin tre”, një mënyrë për të shënuar vitin e parë të Princit Louis në familje.