BRICJAPËT E SHOWBIZIT/ Çfarë duhet të dini për të gjithë njerëzit që i përkasin kësaj shenje – AlpeGossip
BRICJAPËT E SHOWBIZIT/ Çfarë duhet të dini për të gjithë njerëzit që i përkasin kësaj shenje

BRICJAPËT E SHOWBIZIT/ Çfarë duhet të dini për të gjithë njerëzit që i përkasin kësaj shenje

Sa personazhe shqiptarë kanë festuar datëlindjen javët e fundit? Epo, nuk kanë qenë të pakët.

Bora Zemani, Xhemi Shehu, Dojna Mema, janë vetëm disa nga emrat që morën urimet më të bukura në ditën speciale. Në javën e fundit të dhjetorit apo në nisje të janarit, e përbashkëta e moderatoreve të lartpërmendura, por edhe e pjesës tjetër të listës së personazheve të përzgjedhur nga ne, është ajo çka shihet me shumë interes nga shumica: shenja e horoskopit!

Data 22 dhjetor solli kalimin nga Shigjetari në Bricjap, shenjë dominuese deri më 19 janar. Cilat janë karakteristikat më dalluese të një Bricjapi?
Kanë thuajse totalisht kontroll mbi veten, janë shumë të përgjegjshëm, ashtu sikurse dallojnë për aftësi menaxhuese të shkëlqyera. A nuk janë këto gjithçka duhen për të qenë pjesë e botës së showbizit dhe televizionit, si personazhet tanë?

Karakterizohen nga dashuria për punën, këmbëngulja për të arritur lart e më lart, natyra praktike dhe disiplina. Megjithatë, si çdo shenjë tjetër, kanë edhe disa anë që shihen si negative në këndvështrimin e të tjerëve.
Me dashurinë për punën, ndonjëherë e teprojnë duke harruar se ka jetë edhe jashtë kornizave të karrierës. Ndodh të jenë mjaft të ndjeshëm për situata tejet të parëndësishme, ashtu sikurse në shumicën e rasteve presin më të keqen nga çdo gjë.

Megjithatë, Bricjapët e kanë dëshmuar se me këmbëngulje kanë arritur aty ku kanë dashur, pa marrë parasysh rreziqet, vështirësitë apo oraret e zgjatura në punë. Mesa duket, shenja e zodiakut qenka një ndikues jo i pakët në suksesin e personazheve të mëposhtëm:

Ilda Bejleri


Xhemi Shehu


Dojna Mema


Sara Hoxha


Bora Zemani


Liberta Spahiu


Gjiko

Joni Peçi

Endrit Mërtiri