NË QYTETIN E TË DASHURUARVE/ Loredana poston foton që na shtoi dyshimet – AlpeGossip
NË QYTETIN E TË DASHURUARVE/ Loredana poston foton që na shtoi dyshimet

NË QYTETIN E TË DASHURUARVE/ Loredana poston foton që na shtoi dyshimet

Loredana dhe Mozzik janë në qëndër të mediave rozë për akuzat e shumta që kanë hedhur për njëri-tjetrin.

Teksa Mozzik është i fokusuar te muzika dhe projektet e reja duket se Loredana po na tregon me anë të fotove se mund të jetë në prag të fillimit të një marrëdhënie të re dashurie.

Ishte pikërisht fotoja e postuar orë më parë e cila bëri kuriozë fansat dhe mediat të cilët më pas aluduan se këngëtarja mund të ketë nisur një lidhje të re.

Mirëpo zërat po përforcohen edhe me shumë pasi reperja ka postuar sërish një foto ku shihen dy duar të bashkuar duke treguar se ndodhet në Francë.

Ajo që na habiti më shumë është unaza që ndodhet në dorën e Loredanës si edhe vendi, pasi siç tashmë dihet, Parisi njihet si qyteti i të dashuruarve.

Presim të tjera postime nga ana e Loredanës për të na sqaruar se nëse e gjitha kjo është një lojë, ndodhet në Paris për xhirim të ndonjë klipi ose mos ndoshta reperja ka shkuar me pushime me personin që tashmë i ka marrë zemrën.