PASI I THA QË NUK I PËLQEN IMITIMI/ Valbona Selimllari ka dy fjalë për Xhemi Shehun – AlpeGossip
PASI I THA QË NUK I PËLQEN IMITIMI/ Valbona Selimllari ka dy fjalë për Xhemi Shehun

PASI I THA QË NUK I PËLQEN IMITIMI/ Valbona Selimllari ka dy fjalë për Xhemi Shehun

Valbona Selimllari tha pak ditë më parë se nuk i pëlqen aspak imitimi që i bëjnë në “Portokalli”. Valbona imitohet në spektaklin e humorit nga Xhemi Shehu e menjëherë deklarata e saj bëri bujë. Por së fundmi Valbona ka folur sërish duke theksuar se nuk ka asgjë me Xhemin.

“Xhemin e kam zemër, a jeni normal?! Unë nuk kam asgjë me Xhemin. Përse duhet të kem unë diçka me Xhemin? Mua nuk më pëlqen të imitohem, por nuk e kam në marrëdhënie me Xhemin. Edhe ajo e di vetë që nuk kam asgje më të. E para Xhemi e ka shumë të qartë që e kam shumë xhan, e dyta për të gjithë ata që janë keqkuptuar nuk kam asgjë me Xhemin. Nuk më pëlqen të imitohem se kështu është natyra ime. Unë jam natyrë që edhe shakatë i pranoj me vështirësi. Unë e kam zemër se është e bukura e dheut. Madje jam e kënaqur që më imiton ajo se është kaq e bukur.”