“MEQË I KE QEJF XHIROT, KALO NGA…”/ Plas debati mes konkurrentëve të “Për’puthen”, Ritvana: Ti je Hirushja… – AlpeGossip
“MEQË I KE QEJF XHIROT, KALO NGA…”/ Plas debati mes konkurrentëve të “Për’puthen”, Ritvana: Ti je Hirushja…

“MEQË I KE QEJF XHIROT, KALO NGA…”/ Plas debati mes konkurrentëve të “Për’puthen”, Ritvana: Ti je Hirushja…

Ditën e djeshme, Ritvana Fetahu u rikthye në “Për’puthen” pas më shumë se një jave mungesë, për shkak të debatit që pati me Arjan Konomin. Opinionisti e kritikoi për faktin që është takuar me Argjend Rracin jashtë programit disa herë dhe këto fjalë e bënë Fetahun të ndihej si “gënjeshtare” e të linte studion.

Me rikthimin e saj, u transmetua edhe takimi që kishte realizuar me Artan Shabën, që nuk kishte shkuar aspak mirë. Në një moment gjatë takimit, Artani i tha Ritvanës: “Hirushja u largua me taksistin”.

Kjo nuk i pëlqeu aspak konkurrentes, e cila nisi ta sulmonte Shabën.

“Në mes të takimit e bisedës, unë po flisja, ai thoshte ‘Hë si më duket hunda?’. Marr shkas nga ajo që the ‘hirushja iku me taksistin’. Po them që në rastin tim me Argjendin, po, isha unë hirushja, por në këtë takim je ti.

Mua më bezdisi, sepse atë ditë kam qenë vërtetë e mërzitur dhe ky ditën tjetër bën ironi. Unë nuk do ta bëja këtë për ty Artan, do tregoja pak respekt,”- tha Ritvana.

Ndërkohë, Artani iu përgjigj: “Po ti ike dhe ajo nuk ishte ironi. Unë fola për atë që po diskutohej në studio”.

Më pas gjatë takimit, ai tentoi shpesh ta puthte dhe u duk sikur Ritvana u vendos në siklet. Në pjesën e fundit ai i tha: “Me qenë se i ke qejf xhirot, kalo nga shtëpia ime”.

Ritvana e mori shumë negativisht dhe u largua nga takimi. Ndërkohë Artani në studio tha se nuk e kishte me tendencë.

Gjatë diskutimit të tyre në studio, ndërhyri edhe Arlida Nezha, e cila kritikoi Ritvanën që e zgjodhi në takim Artanin. Por ky i fundit se priti mirë pyetjen e Tolës dhe iu kthye ashpër.

Pjesë nga debati:

Arlida Nezha: Ritvana ç’të shtyu ta shihje në takim Artanin?

Artan Shabani: E kam thënë arsyen Tola, se ti e ndrite. E ke parë veten si je? Si aeroplan pa pistë je, nuk ke ku qëndron.

Arlida Nezha: Ti të kesh fatin të bësh takime siç i kam bërë unë në radhë të parë. Mos mu drejto fare!

Artan Shabani: I ke takimet të gjitha njësoj, nuk e bën dot diferencimin.

Arlida Nezha: Ke ndritur ti takimin tënd?

Artan Shabani: Meqë ti e bëre diferencimin tashi, po ta bëj edhe unë.

Arlida Nezha: Ç’ke që flet kot. Unë po pyes Ritvanën. Ç’hyn si pykë kot!

Artan Shabani: Po pse ti ke ndjenjë për zgjedhjen që ke bërë?

Arlida Nezha: S’të marr leje ty kë zgjedh unë. Ti nuk je në zgjedhjet e mia edhe pikë!

Artan Shabani: Edhe ti nuk je.

Arlida Nezha: Mbaj vendin aty!

Artan Shabani: Edhe ti mbaj vendin aty! Se të ishe jashtë as gjysma nga çunat as sytë nuk do të t’i hidhnin.

Arlida Nezha: Seriozisht e ke ti? Kush nga çunat këtu nuk do të dalë me mua? Po pyesja Ritvanën, jo ty.

Artan Shabani: Është në takim me mua ajo. Ty nuk të ofendova.

Arlida Nezha: Herë tjetër mos mu drejto mua në këtë mënyrë. Je në rregull ti?

Artan Shabani: Në rregull jam unë, ti s’je në rregull. Ju të tjerët që keni dalë në takim me atë, ia keni bërë rrafsh, domethënë i keni shkuar pas fijes.