THEU REKORD PËR DY DITË/ Ja çfarë ndodhi me këngën që Capital T kishte kopjuar – AlpeGossip
THEU REKORD PËR DY DITË/ Ja çfarë ndodhi me këngën që Capital T kishte kopjuar

THEU REKORD PËR DY DITË/ Ja çfarë ndodhi me këngën që Capital T kishte kopjuar

Vetëm para 2 ditësh, reperi i njohur Capital T, publikoi këngën e tij më të re të titulluar ‘Akull’. Kënga ka një tekst vërtetë shumë të ndjerë dhe trajton si histori një dashuri me fund të trishtë.

Për një kohë të shkurtër, ‘Akull’ theu rekord në shikueshmëri, ndonëse fillimisht audioja u publikua pa leje dhe shumë njerëz e kishin dëgjuar ende pa u publikuar në kanalin e Capitalit në Youtube. Kënga ka hasur në një tjetër problem së fundmi dhe fansat ndihen shumë të zhgënjyer.

Rezulton që pjesa hyrëse e këngës ‘Akull’ është e shkëputur nga “Galliyan”, kolonë zanore e filmit të famshëm  të Bollywood-it “Ek Villain”. Kjo është vënë re nga ndjekësit e reperit, të cilët e treguan me anë të komenteve. Për këtë arsye, e quajtur si kopje, kënga është është bllokuar në Youtube. Capital T ende nuk ka reaguar por pritet që të reagojë së shpejti dhe të na japë sqarimin e tij.