“MË STRESONTE”/ Jori flet për ish-partnerin: Ishte bërë psikopat – AlpeGossip
“MË STRESONTE”/ Jori flet për ish-partnerin: Ishte bërë psikopat

“MË STRESONTE”/ Jori flet për ish-partnerin: Ishte bërë psikopat

Jori Delli ndau me Dea Mishel një histori personale dhe rrëfeu shkurtimisht historinë që ajo pa patur me ish-partnerin e saj.

Modelja e njohur tha se ata të dy ishin në një lidhje gjatë periudhës së pandemisë dhe se bashkëjetonin bashkë. Ajo u shpreh se ish-partneri ishte tip shumë i ngjitur dhe se dëshironte gjithë kohën të qëndronte me të.

“Ishte bërë psikopat moj, më thoshte ‘ti sm’ë do më. Ai donte të rrinte gjatë gjithë kohës me të, se ai nuk punonte në atë kohë”, tha Jori.

Kjo e fundit shtoi se ajo i ka shumë bezdi meshkujt që janë aq të ngjitur dhe se do dëshironte që në një lidhje, dhe ajo dhe partneri i saj të jenë të punësuar dhe të mos kenë shumë kohë të qëndronte me njëri-tjetrin.

Duke biseduar me Dean, Jori u shpreh se ajo është tip pak i çuditshëm, kur vjen puna te marrëdhënia.

Sipas saj, ka ditë që dëshiron të mos ndahet një sekondë nga i dashuri dhe ditë të tjera, do të qëndrojë vetëm pa takuar askënd.