Mjafton që t’i hidhni një sy Instagram-it të Dorina Memës dhe me shumë mundësi, nëse nuk e doni sportin sa ajo por e doni trupin që ka arritur të ketë Dorina, do binit në depresion. Kjo e fundit ruan një stil jetese mjaft të disiplinuar si përsa i përket ushtrimeve e aktivitetit fizik ashtu edhe për ushqimin që zgjedh.
Dorina vetëm pak minuta më parë, me anë të disa fotove e videove që ka shpërndarë në Instastory ka treguar se çfarë po gatuan për drekë dhe ka vendosur të na tregojë të gjithëve frigoriferin e saj.
Për drekën e sotme formula është e pritshme: Supë me perime dhe një peshk i marinuar gati për në furrë.
Ndërkohë, frigoriferi i saj është i mbushur plot me perime, fruta, shumë shishe uji, vezë dhe gjithçka i duhet një personi që do të jetojë një jetë të shëndetshme: asnjë çokollatë e asnjë gjë tjetër të ngjashme që mund të të bëjë të të zërë nepsi në mes të natës.
Pavarësisht këtyre që sapo pamë, vajza e saj e cila është adoleshente por me një trup mjaft të formuar, ka vendosur që për ditëlindjen e së ëmës t’i bëjë dhuratë një picë ku shkruhet “Dorina Mema” me salcë. Duke qenë se është mjaft e identifikueshme, kuptuam menjëherë se vajza e Dorniës i është drejtuar Proper Pizza-s për këtë surprizë dhe në fakt, a mund t’i thoshte jo Dorina picës më të mirë në Shqipëri?
Ja pra, edhe vajzat që i dedikohen palestrës e jetesës së shëndetshme, kur vendosin të përkëdhelin veten, një picë lejohet, ndaj dhe ju mos ia kurseni vetes, sidomos kur e keni merituar.