E VËRTETA E ROMANCËS SË BORA ZEMANIT ME ATDHEUN/ Ish-konkurenti: Ja kam vendosur syrin ka kohë – AlpeGossip
E VËRTETA E ROMANCËS SË BORA ZEMANIT ME ATDHEUN/ Ish-konkurenti: Ja kam vendosur syrin ka kohë

E VËRTETA E ROMANCËS SË BORA ZEMANIT ME ATDHEUN/ Ish-konkurenti: Ja kam vendosur syrin ka kohë

Ish konkurentja e Përputhen i rikthehet profesionit të saj si moderatore.

Antoneta Koci, që jo pak herë ka tërhequr vëmendjen me fotot provokuese, ka nisur emisionin e saj më të ri “Boo Boo”.

Siç duket edhe nga titulli, bukuroshja ka vendosur që me intervistat e saj me personazhe të medias të sjellë lajme që do tërheqin jo pak vëmendjen e publikut.

I ftuari i saj i parë, Atdhe Xheravina, gjatë intervistës ka treguar ndër të tjera për pëlqimin që ka për një nga vajzat që kanë qenë në emisionin “Përputhen”, por pa treguar emrin e saj.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen është se duket sikur bëhet fjalë jo për ish konkurentet, por për prezantuesen e reality show-t, Bora Zemanin, pasi ndër të tjera ai ka përmendur si emrin më seksi të një vajze emrin Nala.

Emër ky që është përmendur nga Bora si emri i saj i preferuar.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë në linkun më poshtë.