Këngëtarja shqiptare irritohet me serbët: Na sulmoni në rrjete sociale e pastaj qani në portalet tuaja – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare irritohet me serbët: Na sulmoni në rrjete sociale e pastaj qani në portalet tuaja

Këngëtarja shqiptare irritohet me serbët: Na sulmoni në rrjete sociale e pastaj qani në portalet tuaja

Mbrëmjen e djeshme është luajtur ndeshja Sërbi-Zvicër ku dhe fitorja e kësaj të fundit u vulos nga golat e dy futbllistëve shqiptar Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Para e pas fitores nuk kanë munguar fotot e futbollistëve dhe urimet epersonazheve të njohur shqiptarë.

Gjesti i Xherdanit dhe Granitit që bënë shqiponjën me duar pas golit ka krijuar shumë reagime.

Vetëm pak më parë, këngëtarja e njohur Vesa Luma ka bërë një postim në Insta Story ku tregon se sërbët kanë sulmuar me mesazhe tifozët shqiptarë.

“Mos me guxu me i uru djemtë për lojën në Instagram. Mobilizohen shkijet gjithandej me sulme e mesazhe të kota se me i thënë kërcënuese nuk e kanë pa as në ënërr. E Më andej qajnë nëpër portale të tyre “provokacja”. Provokoni veten tuaj ne vetëm gola po shënojmë. Në mes të Rusisë duke ngrënë çokollata të Zvicrës. Më lini të qaj”- ka shkruajtur ajo.

Nëpërmjet kësaj duket sikur këngëtarja ju jep një mesazh pikërisht atyre njerëzve që mund ta kenë sulmuar në rrjetet sociale.