ARSYET PSE ZONAT SI QAFA DHE SQETULLAT NXIHEN/ Trajtimi natyral që do t’ju shpëtojë një herë e mirë nga ky problem – AlpeGossip
ARSYET PSE ZONAT SI QAFA DHE SQETULLAT NXIHEN/ Trajtimi natyral që do t’ju shpëtojë një herë e mirë nga ky problem

ARSYET PSE ZONAT SI QAFA DHE SQETULLAT NXIHEN/ Trajtimi natyral që do t’ju shpëtojë një herë e mirë nga ky problem

Njollat e errëta në lëkurë mund të shkaktohen nga depilomi me brisk apo me dyll, ekspozimi i tepruar në diell, luhatjet hormonale apo shtatzënia. Disa gjendje shëndetësore si diabeti, obeziteti apo sëmundje edhe më të rënda si kanceri nxisin shfaqjen e njollave të errëta në lëkurë! Përpos shumë trajtimeve, kremrave apo produkteve kozmetike që ndihmojnë me këtë problem, mund të provoni edhe një pastë të përgatitur në kushte shtëpie, me përbërës tërësisht natyralë !

Ajo që do t’ju nevojitet është një lugë çaji sodë buke, një lugë çaji vaj ulliri dhe një lugë çaji kripë.

Përziejini përbërësit derisa të përftoni një masë homogjene, të cilën do e aplikoni në zonat ku lëkura juaj është më e errët. Lëreni maskën të veprojë për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Shënim: Trajtimi duhet bërë të paktën 3 herë në javë për të parë përmirësim.

Sigurohuni që kur të dilni të përdorni krem mbrojtës, sepse rrezet e diellit e përkeqësojnë akoma më shumë këtë problem

Merrnji vitaminë E dhe pini shumë ujë.