Erion Kukaj dhe Mikela Pupa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre që nisi në programin “Përputhen”. Erioni në një intervistë për “Prive” tregoi se arsyeja kryesore që çoi në ftohjen e raportit të tij me Mikelën ishte distanca, pasi ai jeton në Kosovë ndërsa ajo në Shqipëri.
Ndërkohë Mikela është pyetur nga fansat nëse e pa këtë intervistë dhe ajo u përgjigj shkurt: “E pashë”.
Erioni nga ana tjetër ka reaguar me një status që po thuhet se i drejtohet Mikelës. Ai e quan ish-partneren materialiste dhe hedh dyshime se e ka lënë atë për një vajzë tjetër.
“Njerëzit po zemërohen sepse unë zgjedh një romancë mbi një romancë tjetër. Unë do e ndjek princeshën time deri në fund sepse ia vlen. Të paktën nuk po ndjek materialiste”, shkruan Erioni.