Këngëtarja e njohur Arilena Ara feston sot 24- vjetorin e saj të lindjes.
Artistja ka marrë urime të shumta nga miq dhe familjarë të saj por më i veçanti dhe emocionuesi ishte ai i menaxherit të këngëtares, Popi Kola.
Popi ndau në rrjetet sociale një foto përkrahë këngëtares shkondrane dhe krahas postimit shkroi:
“Shkëlqimi i syve të tu, është përjetësisht dobësia dhe forca ime më e madhe. Gëzuar Ditëlindjen, dritë e syrit tim”.
Arilena Ara dhe Popi Kola, menaxheri i saj, prej kohësh janë përfolur për një lidhje dashurie, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Madje, Poli ka rrëfyer herë pas herë se s’ka asgjë të vërtetë në këtë mes, pasi ai e sheh Arilenën si “fëmijën” e tij që e ka rritur dhe kujdeset për të dita-ditës. E duke qenë se puna dhe miqësia i lidh ngushtë bashkë që në kohën kur Arilena merrte pjesë në “X Factor”, shpesh janë fotografuar shumë të afërt dhe postimet e tyre në media sociale i bëjnë lëmsh të gjithë.