Ata shfaqeshin gjithnjë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dilnin kudo bashkë.
Erik Fullani gjithnjë është parë nga publiku si krahu i djathtë i reperit Noizy, por kjo gjë me sa duket ka ndryshuar.
Për disa kohë ata i bënë “Unfollow” në rrjetin social Instagram në llogaritë personale dhe shkaku nuk u zbulua.
Ndër të tjera, Fullani ka kohë që nuk shihet në shoqërinë e mikut të tij dhe arsyeja nuk dihet.
Ngacmimet e tyre në rrjetet sociale u bënë të shpeshta për një farë kohe dhe morën të gjithë vëmendjen e mediave rozë.