NDJEJNË NGA AFËR DASHURINË E FANSAVE/ Vesa Luma dhe Big Basta e vizitojnë Tiranën në këmbë – AlpeGossip
NDJEJNË NGA AFËR DASHURINË E FANSAVE/ Vesa Luma dhe Big Basta e vizitojnë Tiranën në këmbë

NDJEJNË NGA AFËR DASHURINË E FANSAVE/ Vesa Luma dhe Big Basta e vizitojnë Tiranën në këmbë

Vesa Luma dhe Big Basta kanë udhëtuar në disa qytete të Shqipërisë së fundmi, por destinacioni i preferuar vazhdon të mbetet Tirana. Këtë herë, dy të dashuruarit kanë zgjedhur ta vizitojnë kryeqytetin në këmbë dhe përjetimet e tyre i kanë publikuar në ‘Instagram’. Përveçse kanë ndjerë shumë lumturi që kanë arritur ta shohin qytetin me një tjetër sy, ata kanë parë nga afër entuziazmin e fansave që i njohën teksa shëtisnin.

 

Vesa Luma ka zbuluar me anë të disa videove se shumë adhurues të tyre u janë afruar për të kërkuar foto dhe emocioni ka qenë i papërshkrueshëm. Megjithëse kanë kohë që janë larguar nga Shqipëria dhe nuk janë aq aktivë sa dikur me projekte muzikore, fansat vazhdojnë t’i duan dhe ndjekin shumë.