LOREDANA E MËRZITUR PËR BABAIN/ Mozzik i bën atë që nuk pritej reperes (FOTO) – AlpeGossip
LOREDANA E MËRZITUR PËR BABAIN/ Mozzik i bën atë që nuk pritej reperes (FOTO)

LOREDANA E MËRZITUR PËR BABAIN/ Mozzik i bën atë që nuk pritej reperes (FOTO)

Ditën e djeshme, reperja  e njohur shqiptare Loredana dha lajmin e trishtë se babai i saj kishte ndërruar.jetë. Nëpërmjet disa postimeve ajo preku të gjithë fansat me fjalët e saj.

“Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar këngëtarja. Po ashtu edhe bashkëshorti i saj Mozzik nëpërmjet një postimi tregoi keqardhjen e tij për ngjarjen.

Megjithatë, pak minuta më parë Mozzik ka habitur fansat teksa ka lajmëruar se në orën 2 do të publikojë këngën e re. Reperi nëpërmjet një postimi ka treguar se pavarësisht ngjarjes do t’i duhet të publikojë këngën.

“Veç zoti e di të nesërmen tonë, fatkeqësishtë na ndodhi një mërzi në familje por tregu gjerman ka vendosur më herët që kënga e re të publikohet sot! Prandaj edhe pse i mërzitur ju njoftoj që kënga dhe video e re del në orën 14:00! Faleminderit për dashnin”, ka përfunduar ai.