Temperaturat janë të ulta dhe të gjithë janë duke kaluar këtë periudhë festash me familjet e tyre pranë zjarrit. Por nuk ka ndodhur kështu me Dua Lipën. Duket se këngëtarja me origjinë shqiptare ka zgjedhur tjetër mënyrë si të mbyllë vitin dhe krejtësisht ndryshe nga të tjerët. Ajo ndodhet në Bahamas me familjen dhe të dashurin e saj Isac Carew. Dua ka publikuar në ‘Instastory’ disa momente nga pushimet me të afërmit e saj.
Këngëtarja duket shumë e qetë dhe ka vendosur kështu ndryshe nga çdo njeri tjetër, ta presë vitin e ri 2019 pranë detit.