DONI TË KRIJONI NJË LIDHJE TË RE NË 2019? Ja çfarë duhet të keni parasysh – AlpeGossip
DONI TË KRIJONI  NJË LIDHJE TË RE NË 2019? Ja çfarë duhet të keni parasysh

DONI TË KRIJONI NJË LIDHJE TË RE NË 2019? Ja çfarë duhet të keni parasysh

Nëse e keni vendosur si qëllim të gjeni gjatë 2019-s njeriun e zemrës, si fillim duhet të hidhni një sy në marrëdhëniet tuaja të mëparshme dhe të korrigjoni të gjitha gabimet. Gjithashtu është një ide shumë e mirë të mësoni disa trende për të gjetur njeriun e duhur. Këtu do të gjeni 5 këshilla që janë vërtet shumë të vlefshme dhe do t’u ndihmojnë të krijoni një lidhje.

1.Ndajeni faturën

Pavarësisht nëse është takimi yt i parë, i tretë apo i 100-të është gjithmonë një ide e mirë që faturën e tavolinës ta ndani përgjysmë.

2.Tregohu vetvetja

Nuk duhet të vishni diçka që nuk u shkon vetëm për të impresionuar personin që doni të krijoni një lidhje. Tregohu vetvetja dhe fol hapur për gjërat që të pëlqejnë apo ato që nuk të pëlqejnë. Kjo do ta ndihmojë shumë personin tjetër t’ju kuptojë ju më mirë.

3.Nuk është diçka e keqe të kesh pasur marrëdhënie të tjera më parë

Një pjesë e madhe e njerëzve nuk ndihen mirë kur dikush i pyet për marrëdhëniet e mëparshme. Në vend që të gënjeni dhe të thoni se nuk keni pasur asnjë lidhje, tregohuni të sinqertë.

4.Bëjini gjërat të qarta që në fillim

Që në takimin e parë ju duhet t’i keni gjërat të qarta. Duhet të caktoni nëse është thjesht një marrëdhënie për disa muaj, një marrëdhënie serioze apo thjesht një miqësi. Tregoni çfarë keni në mendje dhe nëse dëshironi të njëjtën gjë vazhdoni lidhjen tuaj më tej.

5.Mosha është thjesht numër

Mosha nuk ka aspak rëndësi kur vjen puna tek dashuria. E gjitha ka të bëjë me zhvillimin e një marrëdhënieje dhe gjetjen e personit të duhur