NUK KA PUNË NË ORË TË VONA/ Klea Huta ia bën “8 me 2” Elgitit – AlpeGossip
NUK KA PUNË NË ORË TË VONA/ Klea Huta ia bën “8 me 2” Elgitit

NUK KA PUNË NË ORË TË VONA/ Klea Huta ia bën “8 me 2” Elgitit

Ajo nuk është natyrë xheloze, por di si të marrë kontrollin në një lidhje dashurie. Elgit Doda, si të gjithë producentët e suksesshëm punonte deri në orët e vona për të sjellë projekte interesante.

Që kur ka nisur lidhjen e dashurisë, oraret e vona duket se i kalon vetëm me dashurinë e jetës së tij.

Rudina Dembacaj: Bëhesh xheloze për Elgitin?

Klea Huta: Me raste. Nuk jam shumë natyrë xheloze.

Rudina Dembacaj: E kufizon në punë?

Klea Huta: Jo asnjëherë.

Rudina Dembacaj: Nëse Elgiti ka në studio një këngëtare deri vonë.

Klea Huta: Kjo gjë ndodhte para se të ishim bashkë. Këto oraret e vona ishin përpara. Jemi familjarë.

Sa i përket projekteve të rradhës, Klea zbuloi në “Mos i fol shoferit” në RTV Ora se ka tre këngë, por ende nuk dihet se kur do ti sjellë në treg.

Klea Huta: Kemi tre këngë. Dy këngë të miat solo dhe një bashkëpunim me Elgitin, por se di kur. Njëra është baladë, tjetra regge. Mua më pëlqejnë gjërat e thjeshta.

Mbase nuk bëj klip fare, nuk e di.