Këngëtarja e njohur shqiptare Ana Kabashi ka tërhequr vëmendjen me postimet e fundit në Instagram ku shfaqet duke pozuar me bikini, teksa lexon një libër të Shakespeare.
“Ajo qe eshte e bukur dhe krenare, qe eshte e urte dhe me lajka nuk genjehet, qe eshte e mençur po me goje se rrëfen”, shkruan Ana krah njërës foto ndërsa në tjetrën pyet ndjekësit për librin e tyre të preferuar.
Mirëpo komentuesit menjëherë kanë vënë në dukje se Ana e ka shkruar emrin e autorit gabim duke e kritikuar.
“Është Shakespeare dhe jo Shekspeare, mësoju emrat autorëve njëherë dhe pastaj lexoju librat”, i shkruan një komentuese. “Zemer SHEKSPIRI osht SHEKSPIR si me A si me E njejt”, ia kthen këngëtarja.