Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun, Albërije Hadërgjonaj prej ditës së djeshme ka qenë në vëmendje të mediave pas sherrit publik me kompaninë muzikore “Arkiva Shqip”. Ditën e djeshme Albëria njoftoi shkëputjen e kontratës me këtë kompani, por kjo shkëputje është shoqëruar me fshirjen e të gjitha këngëve të këngëtares nga kanali i Youtube.
Albërie deklaroi se për këtë veprim do e hedhë në gjyq kompaninë ndërsa këta të fundit deklaronin se fshirja e videove nga Youtube është pjesë e kontratës.
Arkiva shqip publikoi edhe një video ku këngëtarja shkon në zyrë dhe kërkon ndërprerjen e bashkëpunimit dhe dëgjohet që debati përshkallëzohet deri në fyerje.
Pas publikimit të kësaj videoje, këngëtarja ka reaguar në një prononcim ekskluziv për “Xing.al”, ku shprehet se kjo kompani muzikore i ka dëmtuar karrierën dhe të ardhurat e saj ndër vite.
Prononcimi i Albërijes për Xing.al: “Si fillim i kerkoj ndjese publikut shqiptar qe pa nje version te Alberies qe nuk me perfaqeson por reagimi im ne video ishte nje shperthim si pasoje e grumbullimit te abuzimit nder vite nga Arkiva Shqip, thene troç ma kane nxjerr qumeshtin e nenes nga hunda duke demtuar karrieren time dhe te ardhurat e mia nder vite.
Dua te theksoj qe publikimi i videos se xhiruar fshehurazi dhe i kontrates sime eshte shkelje e rende e privatesise por une do te vazhdoj te luftoj per ti ekspozuar qe artistet e rinj te mos bien pre e kesaj kompania dhe te dine se cfare firmosin. Kurre nuk kam folur keq per koleget e mi dhe gjithmone kam gezuar mbeshtejen e publikut dhe shpresoj ta kem deri ne fund per te perballuar kete situate.”/Xing.al