Si të nxiheni në mënyrë perfekte/ Mësoni sekretet e eskpozimit në diell – AlpeGossip
Si të nxiheni në mënyrë perfekte/ Mësoni sekretet e eskpozimit në diell

Si të nxiheni në mënyrë perfekte/ Mësoni sekretet e eskpozimit në diell

Nxirja më e mirë që mund të bëni është ajo graduale, mos synoni të merrni ngjyrë shpejt. Duhet të keni parasysh të mbroheni mire, të dini oraret se kur duhet të ekspozoheni në diell dhe një kujdes me dietën që mbani.
Të gjithë kemi atë dëshirën e çmendur për të shkuar vetëm disa ditë në plazh dhe për të marrë ngjyrën perfekte të çokollatës. Por kjo nuk realizohet brenda ditës, ka sekretet e saj. Kini parasysh që të mos ekspozoheni menjëherë në diell, por gradualisht.

1. Ekspozimi

Në ditët e para, mos merrni më shumë se tre të katërtat e një ore rreze në ditë. Nxirja sipërfaqësore e ditëve të para është për shkak të melaninës që vihet menjëherë në dispozicion, por është e destinuar të zhduket shpejt. Vetëm pas një jave apo më shumë, fillon të formohet ngjyrë e qëndrueshme.

2. Mbrojtja
Në ditët e para mos harroni të zgjidhni një krem me nivel mbrojtës të lartë. Gjithashtu rinovoni aplikimin shpesh, sidomos në rast të djersitjes intensive dhe pas çdo dushi të zgjatur.

3. Koha dhe orari
Gjithashtu edhe koha që do të zgjidhni për t’u ekspozuar ka efektin e saj. Kohët më të mira për të ekspozuar veten për një nxirje të shëndetshme janë në mëngjes deri në 11 dhe pasdite pas orës 15:00. Shmangni orët nga 12 në 15 pasi në këtë kohë të ditës, rrezatimi diellor është në kulmin e intensitetit të tij dhe mund t’ju dëmtohet lëkura.

4.Mos hidhni parfum në diell

Parfumi mund të krijojë alergji ose reagime nga rrezitjet kështu që kini parasysh të mos hidhni parfum.

5.Lëvizja
Bëni gjithmonë banja dielli duke ecur ose duke luajtur. Në këtë mënyrë, trupi juaj do të marrë ngjyrë në mënyrë të njëtrajtshme.

6.Thahuni
Kini parasysh të thaheni, pasi efekti pasqyrues i pikave favorizon goditjen e diellit dhe zvogëlon efektshmërinë e produkteve mbrojtëse edhe nëse reziston ndaj ujit dhe mund të nxisë djegien nga dielli dhe dehidratimin.

7.Dushi

Në fund të ditës kini parasysh të bëni një dush për të hequr gjurmët e kripës së detit.

8.Dieta
Ushqimet e pasura me vitamina janë në gjendje t’i sigurojnë lëkurës një hidratim të duhur: vitamina C (speca, agrume dhe kivi), E (vezë dhe brokoli), A-beta-carotene (perime me pulpë të kuqe ose të verdhë, karrota) japin një ngjyrë më të artë..
Pini shumë ujë dhe shpesh.